Politikë

Çfarë ndodhi? Rama ultimatum ministrave: Të gjithë drejtorët e institucioneve të japin dorëheqjen!

Vendimi pritet të bëhet publik nga kryeministri Edi Rama, ndërsa ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në këtë lëvizje.

zh.ll
Çfarë ndodhi? Rama ultimatum ministrave: Të gjithë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një riorganizim të drejtuesve të institucioneve që varen nga ministritë. Mësohet se, Rama nga Budva ku ndodhet për Samitin e Procesit të Berlinit, ka komunikuar në telefon me ministrat, duke u kërkuar që të mbledhin të gjithë drejtorët që kanë në varësi.

Sipas Vox News, me kërkesë të kreut të qeverisë, ministrat duhet t'u kërkojnë drejtuesve dorëheqjen e parevokueshme, me afat deri të hënën në orën 08:00. 

Cilat institucione mund të preken?

Lëvizjet e paralajmëruara pritet të përfshijnë disa institucione, si: Doganat, Tatimet, QKB, AMF, AMLF, Kadastra, AKU, ISUV, AKUK.

Gjithashtu, pritet të përfshihen edhe institucionet në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, institucionet e Ministrisë së Kulturës, institucionet Ministrisë së Bujqësisë, institucionet e Ministrisë së Infrastrukturës, institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë e kështu me radhë, të gjitha Ministritë që kanë institucione varësie etj.

Vendimi pritet të bëhet publik nga kryeministri Edi Rama, ndërsa ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në këtë lëvizje. Megjithatë, vlen të theksohet se kjo lëvizje vjen në një kohë kur Shqipëria po përjeton valë protestash dhe pas kritikave të përsëritura ta kreut të qeverisë ndaj administratës.

Pak ditë më parë, Rama kishte paralajmëruar masat ndaj drejtuesve që nuk përmbushin detyrimet dhe afatet ndaj qytetarëve: "Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës, në të cilin ne do të përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston".

Megjithatë, mbetet për t'u parë në orët dhe ditët në vijim për detaje dhe lëvizje konkrete. Po ashtu, pritet të mësohen edhe emrat e rinj që do të emërohen pas dorëheqjeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB