Politikë

"Emri im nuk vlen 112 mijë euro", Bushka: Si t’ja u shpjegoj fëmijëve që jam e pafajshme

Bushka është shprehur se bashkëshorti i saj, i cili ka biznes për teknologjinë e informacionin, ka ofruar shërbime për organizatën jofitimprurëse BYL-A. 

F.I
"Emri im nuk vlen 112 mijë euro", Bushka: Si t’ja u
Klotilda Bushka:

TIRANË-Deputetja Klotilda Bushka, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, është shprehur se bashkëshorti i saj, i cili ka biznes për teknologjinë e informacionin, ka ofruar shërbime për organizatën jofitimprurëse BYL-A. 

Klotilda Bushka: Dua të sqaroj disa çështje. Së pari sa i përket lidhjes sime apo bashkëshortit me një projekt, bashkëshorti im ka një biznes që prej 2006 dhe i ka faturuar një OJF “Byla” një kosto 16 euro në muaj, faturimi total 112 mijë lekë për shërbime të kryera realisht prej disa vitesh. Kolegë a kaq vlen dinjiteti dhe emri im, si balancohet kjo. Si t’ja u shpjegoj fëmijëve të mi dhe shokëve të tyre që jam e pafajshme. Prezumimi i pafajësisë nuk është vetëm fusnotë.

Deputetja socialiste Klotilda Bushka është nën lupën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bushka po hetohet nga SPAK për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Bushka ka ndërhyrë në hetimet e SPAK ndaj Erion Veliaj në dhjetor të vitit 2024. 

'Deri në këtë fazë kontatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë te dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim, K.B ka kryer veprime aktive të kundraligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues…,” -thuhet në njoftimin e SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB