Politikë

ZGJEDHJET/ 'Ekonomia' miraton fondin: 150 mln euro për partitë politike, 20 mln më shumë për diasporën

Rritja e fondit me 20 milionë euro ka ndodhur për shkak të pjesëmarrjes në këto zgjedhje të diasporës.

F.I
ZGJEDHJET/ 'Ekonomia' miraton fondin: 150 mln euro për
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Komisioni i Ekonomisë ka miratuar 150 milionë euro për t’u shpërndarë partive politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet e kaluara i janë shpërndarë 130 milionë euro. Rritja e fondit me 20 milionë euro ka ndodhur për shkak të pjesëmarrjes në këto zgjedhje të diasporës.

Në bazë të njoftimit zyrtar, shtesa është ndarë në zërat si më poshtë:

-2.46 miliardë lekë në zërin “Shpenzime korente” në programin buxhetor “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

-40 milionë lekë në zërin “Shpenzime kapitale” në të njëjtin program buxhetor.

Efekti financiar i këtij vendimi do të mbulohet nga fondi për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, i miratuar më herët.

Ky vendim ngarkon Ministrinë e Financave dhe KQZ-në për zbatimin e masave të nevojshme për përdorimin e këtij fondi në përputhje me detyrimet e përcaktuara.

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e 6 nëntorit ndërkaq vendimin për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2024, miratuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Qeveria i ka akorduar një shtesë prej 20 milionë e 900 mijë lekësh për mbulimin e shpenzimeve përgatitore, që i paraprijnë zgjedhjeve për Kuvendin, të vitit 2025.

Diskutimet:

Mimoza Dhembi, drejtoresha e Buxhetit: Në zbatim të pikës 1 të nenit 88 të Kodit Zgjedhor është përcaktuar se partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe që kanë marrë jo më pak se 1% të votave në shkallë vendi në zgjedhjet më të afërta pararendëse të të njëjtit lloj përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit në bazë të numrit të votave që secila parti ka marrë në ato zgjedhje. Fondi për këtë qëllim përcaktohet me vendim të Kuvendit dhe përmban zë më vete në buxhetin e shtetit. Ky fond nuk mund te jetë më pak sesa totali i shumave të shpërndara partive në zgjedhjet pararendëse. Pra sot nga ana juaj ne duam që të merrni vendimin sesa do jetë fondi i fushatës së zgjedhjeve të Majit 2025. Për informacion në zgjedhjet pararendëse të të njëjtit lloj që janë zgjedhjet e 2021 me vendim të Kuvendit janë akorduar për fushatën e partive politike 130 mln lekë dhe me VKM është miratuar fondi përkatës.

Eduart Shalsi, kryetar i Komisioni të Ekonomisë: Të nderuar koleg, deputet duke qenë se në këto zgjedhje kemi një specifikë që nuk e kemi pasur zgjedhjet e mëparshme do t’i propozoja Kuvendit ta rrisim pak shifrën për shkak të diasporës nga 130 në 150 mln lekë. Jemi dakord që ta rrisim nga 130 në 150? Dakord jeni, mirë miratohet.

Vota e diasporës

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për herë të parë të votojnë për zgjedhjet parlamentare pa qenë e nevojshme të vijnë fizikisht në Shqipëri. Në Platformën Elektronike të Regjistrimit janë regjistruar emigrantë nga 28 vende në botë. Për t'u regjistruar duhet të futeni në faqen e KQZ-së dhe të klikojnë në seksionin “votues nga jashtë”. Pasi të klikojnë duhet që të vazhdojnë me procedurat dhe kërkesat e Komisionit të Zgjedhjeve.

Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t'u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t'u numëruar më 11 maj./ZËRI

Poll

MOS HUMB