
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka marrë vesh "live" nga gazetarët, me të cilët ishte duke zhvilluar një konferencë me mediat për arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Pasi gazetarët e informuan për lajmin e arrestimit, Berisha e priti me të qeshura duke u shprehur se është i bindur që vendimi është politik. Madje shtoi se "urdhrin" për arrestimin e ka dhënë kryeministri Edi Rama.
"Persekutimi i Kreut të PL është politik. Nuk kanë konfirmuar asnjë fakt, asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta dhe fizik të Ilir Metës. Rama është i implikuar direk në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Ju kam informuar këtu se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën,"-tha Berisha./ZËRI