
TIRANË- Deputetët e opozitës, që ndodhen prej më shumë se një ore në oborrin e Kuvendit, krijuan një barrikadë sapo makina e kryeparlamentares Elisa Spiropali mbërriti në ambientet e jashtme të Parlamentit.
Flamur Noka qëndroi pranë makinës dhe për pasojë pak minuta më vonë, mjeti u largua.
Ndërkohë, Noka prentendon se Spiropali nuk ndodhej në makinë. “Hyjnë si minj aty brenda, se nuk përfaqësojnë popullin këta”, tha Noka.
Në fakt kryeparlamentarja ishte në një event që kishte nisur përpara se deputeët e PD-së të mbërrinin në Kuvend.
Në situatën kur deputetët e opozitës përqëndruan vëmendjen tek makina e Spiropalit, një pjesë e deputetëve dhe ministrave të mazhorancës përdorën një derë të tretë sekrete të Parlamentit për t’u futur në sallë, duke kapur kështu në befasi kolegët e tyre të opozitës./ZËRI