TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka denoncuar derdhjen e ujërave të zeza në Liqenin Artificial në Tiranë. Teksa ka dalë edhe sot për vrapin e përditshëm nga liqeni, ka bërë edhe denoncimin e tij. Deputeti ka ndarë edhe vendndodhjen se ku ndodh derdhja e ujërave të zeza, ndërsa shton se ky krim mjedisor duhet të ndalet menjëherë.
"Njeriu duhet t'i përshtatet dhe jo ta shkatërrojë natyrën. Derdhja e ujërave të zeza në liqen është një krim mjedisor mjafton të lëvizësh në këtë anën që kufizohet me liqenin e thatë për të kuptuar thjesht nga aromat sesa ujëra të zeza po derdhën në liqen. Duhet të ndalet. Sepse vetmja hapësirë ujore në Tiranë po vdes!,"-thotë Braçe në video.
View this post on Instagram
Krahas videos, deputeti shkruan se nuk ka dhunim më të rëndë të hapësirës publike sesa derdhja e ujërave të zeza, duke kërkuar reagim të menjëhershëm. Por deri më tani, nuk ka asnjë sqarim dhe asnjë reagim nga institucionet që duhet të merren me mirëmbajtjen e liqenit artificial të Tiranës./ZËRI