Politikë

Buxheti të martën në Kuvend, PD paralajmëron protestë, zbardhet mesazhi për degët

Krerët e degëve të PD-së do të protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit, pasi opozita e quan atë anti-qytetarë.

I.F
Buxheti të martën në Kuvend, PD paralajmëron protestë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetarët e degëve të Partisë Demokratikë janë lajmëruar se protesta e ardhshme do të mbahet ditën e martë më 19 nëntor në orën 17:00. Krerët e degëve të PD-së do të protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit, pasi opozita e quan atë anti-qytetarë.

“Përshëndetje te nderuar, Diten e marte date 19 nentor ora 17:00, te gjithe ne proteste para Parlamentit per te kundershtuar miratimin e buxhetit antiqytetar. Ju lutem beni njoftimet ne dege per te siguruar pjesemarrjen”, thuhet në njoftim.

Kryetari i PD-së Sali Berisha disa ditë më parë tha se opozita do të protestojë para Kuvendit në ditën që do të miratohet buxheti 2025. Në një konferencë me gazetarët, Berisha paralajmëroi se protestat do të jenë "të fuqishme". Sipas tij, pjesëmarrës do të jenë biznesmenë, fermerë, pensionistë dhe qytetarë që kërkojnë më shumë mbështetje sociale nga qeveria e kryeministrit Edi Rama. Po ashtu, kryedemokrati përsëriti edhe premtimet e demokratëve nëse rikthehen në pushtet. /ZËRI

Poll

MOS HUMB