Politikë

Buxheti 2025/ Berisha paralajmëron 'trazira' në Kuvend: Do ketë protesta të "fuqishme"

Sali Berisha nuk dha një datë, por paralajmëroi se protestat do të jenë "të fuqishme".

k.m.
Buxheti 2025/ Berisha paralajmëron 'trazira' në Kuvend: Do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar një tjetër protestë, që kësaj here do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Në një konferencë me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha tha se protesta do të mbahet ditën që në Kuvend do të kalojë buxheti faktik për vitin 2025. Berisha nuk dha një datë, por paralajmëroi se protestat do të jenë "të fuqishme". Sipas tij, pjesëmarrës do të jenë biznesmenë, fermerë, pensionistë dhe qytetarë që kërkojnë më shumë mbështetje sociale nga qeveria e kryeministrit Edi Rama. Po ashtu, kryedemokrati përsëriti edhe premtimet e demokratëve nëse rikthehen në pushtet. 

"Sigurisht, miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit, ku qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë të thonë zërin e tyre në ditën e plaçkitjes më të madhe të vitit, plaçkitjes së buxhetit në parlamentin e krimit…Shtylla numër një e programit të PD do jetë ekonomia e qytetarit. 3.5 përqind e buxhetit do shkojnë për subvencione në bujqësi…Unë jam këtu për të garantuar fermerët shqiptarë se nuk do ketë buxhet kurrë që t’u alokojë atyre një të dyqindtën e tij, por dhjetëra, dhjetëra herë më shumë. 3.5 përqind e buxhetit të shtetit do parashikohen subvencione për bujqësinë.

Mbështetje të drejtpërdrejtë për të gjitha sipërmarrjet që operojnë në bujqësi, blegtori, peshkim, akuakulturë, agroindustri mbi bazën e sipërfaqes së mbjellë, prodhimit të dorëzuar dhe numrit të krerëve. Çdo fermer që aplikon për mbështetje në fushat prioritare do përfitojë mbështetje pa kufizim. Do subvencionohen me 80 përqind normat e interesit të kredive bankare për bujqësi dhe blegtori. Do subvencionohen në masën 75 përqind norma e të gjithë siguracioneve në fshatin shqiptar dhe bujqësinë shqiptare. Do investohet çdo vit jo më pak se 70 milionë euro në sistemin e vaditjes dhe kullimit në mënyrë që të dyfishohet aftësia kulluese e vendit.

Do hiqet që javën e parë taksa armiqësore ndaj fermerëve, TVSH-ja armiqësore 0 në blerje dhe 20 përqind në shitje. Do jetë e barabartë në blerje dhe shitje. Edhe njëherë shpall, shtylla numër një e programit të PD do jetë ekonomia e qytetarëve. Ekonomia e qytetarëve. Ekonomia e qytetarëve. Begatimi i tyre, përmirësimi i tyre ekonomik,"-tha Berisha.

Pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, opozita nisi aksionin kundër maxhorancës, duke paralajmëruar protestadhe mosbindje civile. Aksioni nisi nga Kuvendi me opozitën që shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Tubimi i dytë u mbajt më 269 tetor pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Për 3 orë, opozita bllokoi disa nga akset kryesore të vendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB