Politikë

Blendi Gonxhja i preferuari i Vorës, ndiqet nga Rakipi! Nga PD, kryeson Myslim Murrizi

Listën e kryeson Blendi Gonxhja, socialisti më i votuar, i cili ka siguruar 4759 vota.

F.I
Blendi Gonxhja i preferuari i Vorës, ndiqet nga Rakipi! Nga PD, kryeson
Blendi Gonxhja, Ornaldo Rakipi dhe Myslim Murrizi

VORË-Në Vorë aty ku gjatë ditës së sotme u zhvillua numërimi i votave dhe votimi elektronik, Partia Socialiste u shpall fituese. Partia Socialiste siguroi fitoren me 8082 vota, duke u ndjekur nga Partia Demokratike me 4803 vota. Por cilët janë kandidatët socialistë e demokratë të preferuar për qytetarët e Vorës?

Listën e kryeson Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, socialisti më i votuar, i cili ka siguruar 4759 vota. Pas tij renditet deputeti Ornaldo Rakipi me 432, dhe  ish-zv.kryeministri Erion Braçe me 288 vota. Në vendin e katërt qëndron deputeti Xhemal Qefalia me 283 vota, ndjekur nga Ylli Shehu me 279 vota.

Lista e Partisë Socialiste:

1 Blendi Gonxhja 4759
2 Ornaldo Rakipi 432
3 Erion Braçe 288
4 Xhemal Qefalia 283
5 Ylli Shehu 279
6 Ervin Hoxha 239
7 Anila Denaj 173
8 Pandeli Majko 166
9 Fatmir Xhafaj 158
10 Ermonela Felaj(Valikaj) 91
11 Blendi Sulaj 89
12 Etilda Gjonaj 86

Sa i përket kandidatëve demokratë më të preferuar për qytetarët e Vorës, ish-deputeti Myslim Murrizi kryeson listën me 694. Murrizi ndiqet nga deputeti Asllan Dogjani, me një diferencë të vogël me 629 vota. Në vendin e tretë është demokratja Loranca Hoxha me 619 vota. I katërti renditet Petrit Gjorgji me 420 vota, ndjekur nga Jorida Tabaku me 406 vota.

Lista e Partisë Demokratike:

1 Myslim Murrizi 694
2 Asllan Dogjani 629
3 Loranca Hoxha 619
4 Petrit Gjorgji 420
5 Jorida Tabaku 406
6 Ilir Alimehmeti 267
7 Arjan Hoxha 157
8 Petrit Doda 126
9 Albi Jahelezi 115
10 Et`hem Aga 112
11 Ilir Metaj 94
12 Altin Goxhaj 83
13 Sali Shehu 83

Poll

MOS HUMB