Politikë

Berisha zbulon datën: Më 17 prill do të zhvillohet protesta e radhës

Kreu i PD u shpreh se opozita është më e vendosur se kurrë në misionin e saj.

F.I
Berisha zbulon datën: Më 17 prill do të zhvillohet protesta e
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se kur do të zhvillohet protesta e radhës. Në bashkëbisedimin me qytetarët Berisha zbuloi se protesta e demokratëve do të jetë më 17 prill. Kreu i PD u shpreh se opozita është më e vendosur se kurrë në misionin e saj.

Sali Berisha: Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj.

Ndërkohë protesta e kaluar e 22 marsit zgjati rreth tre orë. Tubimi pa fjalime, shumë shpejt përshkallëzoi, pasi u hodhën mjete piroteknike në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Forcat e policisë ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll, me makinat e ujit dhe gaz lostsjellës. Pas Kryeministrisë, u sulmua me molotovë ministria e Brendshme, e Infrastrukturës dhe selia e PS, ndërsa u dogj edhe një makinë policie. Të lënduar nga kjo protestë mbetën 6 efektivë të policisë, ndërsa u arrestuan 15 qytetarë, të cilët u lanë në masën 'detyrim paraqitje'./ZËRI

Poll

MOS HUMB