Politikë

Berisha i ashpër nga Vora, sulmon grupet kriminale: Do t'ju shpall organizata terroriste!

Sali Berisha përmendi mes tyre grupin që e cilësoi si "Xhabafti", por edhe grupe të tjera të shpërndara në qytete të ndryshme të vendit.

k.m.
Berisha i ashpër nga Vora, sulmon grupet kriminale: Do t'ju shpall
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë prezantimin e kandidatëve të aleancës së tij “Shqipëria Madhështore” në Kashar. Për herë të parë në këtë fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare, Berisha iu drejtua bandave kriminale. Kryedemokrati premtoi se pas 11 majit do t'i shpallë organizata terroriste. Berisha përmendi mes tyre grupin që e cilësoi si "Xhabafti", por edhe grupe të tjera të shpërndara në qytete të ndryshme të vendit.

Më 11 maj do të jetë dita e pastrimit të shtëpisë. ndaj edhe të gjitha këto, këto miliarda euro të zhdukura do të bëhet e pamundura për t'u gjetur dhe rikthyer shqiptarëve. Këta banditë, dhe më dëgjoni ju Xhabaftë, më dëgjoni! Ju kriminelë që nga banda e Erion Veliajt shndërroheni në të këtij dhe të atij mos kërcënoni qytetarët e Vorës për votën sepse u jap fjalën e nderit se vend mbi tokë nuk do keni, si terroristë. Ju keni mbështetjen e një delinkuenti që është kryeministër, kemi mbështetjen e një njeriu që s’ka ligj e moral për karrigen e tij e bëheni ushtarë të tij, por ju garantoj se të Erjoni do shkoni, e bashkë me ju do vij e Edi aty. Ju garantoj se javën e parë të qeverisë do të shpalleni organizata terroriste dhe forca e ligjit, forca e shtetit do jetë e pamëshirshme ndaj jush. Vidhni, plaçkisni me ndihmën e shtetit çdo ditë dhe dilni frikësoni qytetarët për vota. Mjerë ju çfarë do mësoni. Ua them unë ju, mjerë ju çdo gjeni, jo vetëm ju, por edhe në Durrës, Elbasan etj., kudo që jeni. Soji juaj do shpallet organizata terroriste. Mbajeni mend këtë!,”- tha Berisha.

MOMENTI ME VIDEO: 

Poll

MOS HUMB