TIRANË- Me Erion Veliajn në burg, në politikë po diskutohet zëvendësimi i tij në krye të Bashkisë së Tiranës. Shehaj përsëriti edhe një herë idenë e tij se kandidati duhet të jetë jopolitik dhe jo anëtar i asnjë partie.
"Na duhet një figurë jopolitike, një anëtar partie. Na duhet një person që bashkon votat e të gjithë opozitës. A do t'i surprizojmë këta njerëz me një kandidat që mund të fitojë?"-tha Shehaj.
I pyetur nga gazetarja Loreta Koleci e ZËRI-it, nëse është i gatshëm të bashkëpunojë me partitët e tjera për një kandidat të përbashkët, Berisha nuk tha jo, duke e lënë të hapur një diskutim mes tyre.
Pyetje- Dje Agron Shehaj përsëriti idenë e një kandidati apolitik për opozitën në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, ju a vazhdoni ti qendroni idesë së një kandidati të përbashkët për opozitën? A jeni të gatshëm të diskutoni me partitë e tjera të vogla për të gjetur kandidatin qoftë edhe apolitik?
Sali Berisha: Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë me të gjitha forcat opozitare, por lidhur me kandidaturën ajo do jetë objekt diskutimi.
Megjithatë, do të duhet që të presim për të ndjekur hapat që do të merren. A do të ketë zgjedhje të pjesshme lokale edhe për Tiranën? Kush do të jetë i zgjedhuri i Partisë Socialiste për kryeqytetin?/ZËRI