Politikë

Ankimimi nga “Nisma Shqipëria Bëhet”, KAS vendos hapjen e një kutie në një QV në Vlorë

Pas kërkesës së bëri në rrjetet sociale, koalicioni dorëzoi dokumentin zyrtar, të cilën KAS e mori në konsideratë. Kjo sepse sipas ankimimit, fletët e votimit nuk kishin vula.

k.m.
Ankimimi nga “Nisma Shqipëria Bëhet”, KAS vendos hapjen e
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi sot hapjen e kutisë së votimit në një qendër votimi në Qarkun e Vlorës. Vendimi u mor pas një ankimimi të bërë nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj. Pas kërkesës së bëri në rrjetet sociale, koalicioni dorëzoi dokumentin zyrtar, të cilën KAS e mori në konsideratë. Kjo sepse sipas ankimimit, fletët e votimit nuk kishin vula.

Hapja e kutisë do të bëhet të hënën më 2 qershor, në orën 15:00. Me hapjen e kutisë do të verifikohet nëse fletët e votimit janë të vlefshme apo jo, ashtu siç pretendon koalicioni "Nisma Shqipëria Bashkë".

"Sot, KAS nisi shqyrtimin e kërkesave ankimore nr. 38, kërkesës ankimore nr. 38, nr. 39 dhe nr. 40. Shqyrtimi i kërkesave ankimore do të vijojë si më poshtë: Kërkesa ankimore nr. 38 (Qarku Berat) do të shqyrtohet ditën e Martë, datë 03.06.2025 në orën 14:00. Kërkesa ankimore nr. 39 (Qarku Vlorë) do të shqyrtohet ditën e Hënë, datë 02.06.2025 në orë 15:00. (Do hapet Kutia nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë) pas bashkimit me kërkesën ankimore 43, depozituar nga Shqipëria Bëhet). Kërkesa ankimore nr. 40 (Qarku Gjirokastër) do të shqyrtohet ditën e Martë, datë 03.06.2025 në orën 12:00,"-thuhet në njoftim.

Pak ditë më parë, kreu i koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj kërkoi rinumërimin e votave në dy qarqe, në Vlorë dhe në Fier./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB