Politikë

"Nuk do ishte rritur ekonomia", akuzat publike për korrupsion, Rama: Neveri për këtë narrativë

Ai tha se e refuzon me neveri këtë narrativë, duke shpjeguar se nëse do të ishte rritur korrupsioni, nuk do të rritej ekonomia, pagat dhe pensionet.

l.k
"Nuk do ishte rritur ekonomia", akuzat publike për korrupsion,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama, në takimin e mbajtur sot në Njësinë 12 iu përgjigj akuzave publike për korrupsion.

Ai tha se e refuzon me neveri këtë narrativë, duke shpjeguar se nëse do të ishte rritur korrupsioni, nuk do të rritej ekonomia, pagat dhe pensionet.

“Pagat i kemi rritur në mënyrë sistematike dhe tani kemi nisur të paguajmë edhe vjetërsinë në punë. Mësuesit, mjekët, ushtarakët dhe punonjësit e policisë po ashtu paguhen për vjetërsi në punë. Kush thotë se është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe. Po të ishte rritur korrupsioni, nuk do të rritej ekonomia, nuk do të rritej pensioni, dhe unë e refuzoj me neveri këtë narrativë që nuk di të thotë asgjë tjetër, vetëm ‘vjedhje, vjedhje’, sepse po të ishte kështu, nuk do të ndodhnin ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur,” - tha Rama.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB