Politikë

3 socialistët që nuk i pranuan listat e hapura!

Por edhe pse një vend u ishte rezervuar, asnjë nuk e ka pranuar "ofertën" e socialistëve duke preferuar që të mos garojnë në zgjedhjet e 11 majit.

k.m.
3 socialistët që nuk i pranuan listat e hapura!
Socialistët

TIRANË- Partia Socialiste do të futet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit pa 3 emra: Nasip Naçon, Klevis Xhoxhin dhe Laert Durajn. Për të tre, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste, është ofruar nga një vend në listën e hapur të 3 qarqe të ndryshme të vendit.

Por edhe pse një vend u ishte rezervuar, asnjë nuk e ka pranuar "ofertën" e socialistëve duke preferuar që të mos garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Naço ishte caktuar për të garuar në Berat; Klevis Xhoxhi në Elbasan, ndërsa Laert Duraj në Gjirokastër.

Në fakt ky ishte rregulli i vendosur për të gjithë kandidatët socialistë. Sipas kryeministrit Edi Rama, të gjithë deputetët që kanë fituar qoftë edhe një mandat nën siglën e PS do të duhet që të provojnë veten e tyre në listën e hapur. Lista e mbyllur do t’ju lihet drejtuesve të qarqeve dhe figurave të reja politike, duke u foksuar më shumë tek gratë dhe vajzat./ZËRI

Poll

MOS HUMB