Opinione

‘Tirana u mbush me fishekzjarre’, Sylvinho: Nuk fjeta kur fituam me Çekinë, Ramadani shpirti i ekipit

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho theksoi se Kombëtarja do përpiqet të japë më të mirën në Euro 2024 dhe pse jo, të kualifikohet në Botëror.

D.XH
‘Tirana u mbush me fishekzjarre’, Sylvinho: Nuk fjeta kur fituam me
Sylvinho

PORTUGALI – Trajneri i Kombëtares Shqiptare Sylvinho ka dhënë një intervistë për podcastin “Zero zero” në Portugali, ku ka dhënë më tepër detaje në lidhje me punën e tij në krye të Kombëtares së Shqipërisë dhe se çfarë pret të ndodhë në të ardhmen me kuqezinjtë. Sylvinho në këtë intervistë tha se Shqipëria është ndër ata ekipe, që është rritur me ngadalë dhe falënderoi edhe trajnerët e tij paraardhës, për punën që kanë bërë në krye të pankinës. “Nuk isha vetëm unë që bëra mrekullinë, duhen falënderuar të gjithë trajnerët e Shqipërisë, që ishin në pankinën kuq e zi, përpara se të arrija unë në Tiranë. Ata kanë bërë një punë të shkëlqyer, të cilën unë e nisa dhe jemi këtu. Uroj që të arrijmë edhe më shumë”, tha trajneri brazilian.

Zero zero - Sylvinho luajti në një Kupë Bote me Brazilin. Sigurisht që nuk ka presion më të madh se ky. A mund të krahasoni kërkesat brazilianëve, qoftë edhe në rolin e asistentit, me atë të Kombëtares Shqiptare?

Sylvinho – Janë projekte të ndryshme. Në Brazil komponenti emocional është shumë i rëndë. Niveli i kërkesës ka qenë gjithmonë shumë i lartë. Duhet thënë se Brazili nuk është ai i viteve 1972 dhe 1980 e ka jo pak probleme. Edhe nëse cilësia është e ulët, opinioni publik pranon vetëm fitoren dhe kjo duhet menaxhuar shumë mirë. Në Shqipëri po nisim një projekt, është tjetër gjë. Ne po rritemi, por niveli i përgjegjësisë është i panegociueshëm. Objektivi ynë nuk mund të jetë fitimi i Kampionatit Evropian - por nëse do të më duhej ta firmosja tani, do ta bëja (qesh). Ne e njohim forcën tonë, do të rritemi hap pas hapi, pa i shpëtuar përgjegjësisë sonë. Megjithatë, besoj se përvoja që pata në kombëtaren e Brazilit ishte shumë e rëndësishme në rritjen time profesionale. Kam kaluar disa disfata në futboll. Kam fituar shumë, por edhe kam humbur shumë. Te bluza e Brazilit ka një përgjegjësi të madhe, kjo është e kuptueshme.

Si ju duket eksperienca e re tek Shqipëria?

Shqipëria është një federatë, që ka më tepër se 100 punonjës. Ne kemi 4 kate, që janë tonat, ku ne mund të punojmë. Ne shkojmë në punë për çdo ditë, nisim në 9 dhe mbarojmë në 5 pasdite. Kam pasur një mbështetje të madhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Shqipëria është një vend që ka 3 milionë banorë brenda territorit të saj, por në botë janë afërsisht 15 milionë shqiptarë. Tifozët edhe këtu janë të zjarrtë.

Keni besim tek Kombëtarja Shqiptare?

Kombëtarja e Shqipërisë ka disa futbollistë që kanë luajtur dhe luajnë me ekipe të mëdha. Kjo i duhet shumë ekipit. Pasi këta lojtarë janë mësuar të mbajnë presion, të kërkojnë me patjetër fitoren, ndaj kemi nevojë shumë për ta. Nuk e lëmë pas trashëgiminë, por ne kemi një ide, e cila mund të na çojë tek suksesi dhe këmbëngulim se vlerat tona do të na çojnë larg. Janë disa futbollistë të Shqipërisë që po luajnë mirë në Europë. Ylber Ramadani sidomos ka shkëlqyer në mesfushë, ai ka qenë shpirti i skuadrës. Kur ne fituam 3:0 ndaj Çekisë, Tirana mori ‘flakë’. Kishte fishekzjarre kudo në kryeqytetin shqiptar, u bë festë e madhe. Unë nuk fjeta gjumë atë natë, ishte tepër emocionuese.

Cilat janë pritshmëritë e juaja për Euro 2024?

E dimë se grupi ku jemi pjesë është i vështirë. Por ne duhet të merremi me veten dhe të shikojmë forcën tonë. Ne duhet të luajmë ndeshje të forta dhe të jemi kundërshtar i denjë për rivalët në Europian. Është shumë e vështirë, por do të përpiqemi të japim më të mirën. Përpos Europianit, kemi përpara edhe kualifikueset e Botërorit. Shqipëria nuk ka arritur asnjëherë në fazën finale të një Botërori dhe pse jo, edhe kjo gjë mund të arrihet, me mund e përpjekje. Duhet të punojmë fort dhe me përgjegjësi./ZËRI/

Poll

MOS HUMB