A humb buxheti nga ulja e akcizës për karburantet?
Struktura e çmimit të naftës është kjo:
39.6 lekë akcizë, 27 lekë taksa qarkullimi, 3 lekë taksë karboni, 7 lekë taksa dhe tarifa portuale, plus kosto e çmimt të blerjes, transportit dhe shpërndarjes. Mbi këtë rezultat vendoset 20% tvsh. Nëse në planfikimin e buxhetit të vitit 2026 është marrë si bazë një çmim mesatar fundor i naftës 175 lekë për litër, të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar që shteti do të vilte për 1 litër të shitur do të ishin 29.1 lekë.
Nëse çmimi i shitjes është 220 lekë, të ardhurat nga tvsh shkojnë në 36.6 lekë, ose 7.5 lekë më shumë nga sa pritej të arkëtoheshin përpara krizës. Ulja e akcizës me 20%, sjell humbje te të ardhurat me 8.1 lekë për çdo litër karburant të shitur, e cila kompensohet nga arkëtimet shtesë me 7.5 lekë më shumë te tvsh.
Humbja neto në buxhet me këtë skenar do të ishte 0.6 lekë për litër, por pa llogaritur këtu se sa janë fituar nga periudha e shitjes së naftës në intervalet mbi 175 deri në 220 lekë për litër. Ndërkohë nëse do të llogaritnim të ardhurat nga tvsh me çmimin e ri që pritet të vendosë Bordi i Transparencës, afërsisht 225 lekë/litër, vlera që do të merrej nga kjo taksë për çdo litër të shitur do të jetë 8.4 lekë. 0.4 lekë për litër më shumë se përpara krizës.
Edhe me Aktin Normativ ku akciza ulet me 20% nëse çmimi shitet mbi 220 lekë, buxheti i shtetit sërish del me fitim! Një vit më parë nga taksimi i karburantit qeveria mblodhi 870 milion euro, duke e kthyer naftën në produktin që ka nivelin më të lartë të taksimit, si për peshën e formimit të çmimt dhe në peshën që mban në buxhet. (12% e totalit të të ardhurave)