Opinione

Publiku i Sariles dhe gabimi i Elsa Lilës!

Publikut të Sariles edhe “Të Hëngsha Zemrën”, i apasionuar pas gjinjve të silikonit, publikut të VIP-ave të BB edhe atyre të Përputhen, gabimisht i ofrohet një performancë si ajo e Elsa Lilës!

Irena Beqiraj
Publiku i Sariles dhe gabimi i Elsa Lilës!
Foto ilustruese

Copëza nga festivali i këngës 62 në RTSH, por më së shumti komentet nga gazetare e artiste, i ndoqa në media edhe rrjete sociale. Sot dëgjova 3 performancat më të përfolura, këngën fituese, atë të Besa Kokëdhimës, edhe këngën fantastike të Elsa Liles !

Publikut të Sariles edhe “Të Hëngsha Zemrën”, i apasionuar pas gjinjve të silikonit, publikut të VIP-ave të BB edhe atyre të Përputhen, gabimisht i ofrohet një performancë si ajo e Elsa Lilës! Një performancë e shkëlqyer në skenën e gabuar, për publikun e gabuar, ku edhe artistët në vend që të gjykojnë artin gjykojnë artistin njeri!

Kur vlerëson një publik ku mesatarja e njerëzve shikon televizor rreth 5.5 ore ne dite, nuk lexon libra, shkon shume pak në teatër dhe kinema, performanca e Lilës ishte e gabuar.

Kur vlerëson një publik ku artisti /artistja është vetëm një objekt, si i tillë ose duhet te jesh një grua e zhveshur ose një burrë me fustanelle. Çdo veshje elegante e thjeshte është e mërzitshme, shkurt e thjesht e gabuar.

Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, duam tallava, Elsa Lila e ka gabim që kërkon vlerësimin tonë.

Poll

MOS HUMB