Opinione

A është në favor të Trump që zëvendësi i tij të mbylli debatin për zgjedhjet presidenciale 2024?

A do t’i lërë Trump fjalën e fundit kandidatit të tij për zëvendëspresident JD Vance apo do të jetë ai që do ta mbyll përballjen me demokratët?

I.F
A është në favor të Trump që zëvendësi i tij
Donald Trump dhe Kamala Harris

UASHINGTON- Debati mes Donald Trump dhe Kamala Harris padyshim që ishte një nga më të rëndësishmit që tërhoqi vëmendjen e amerikanëve dhe ndërkombëtarëve, sidomos deklaratat kontroverse të Trump. Por, mesa duket Trump po i shmanget një debati të dytë me Harris. Një nga pyetjet që po qarkullon në politikën amerikane është: A do t’i lërë Trump fjalën e fundit kandidatit të tij për zëvendëspresident JD Vance apo do të jetë ai që do ta mbyll përballjen me demokratët?

Zëvendëspresidentja Kamala Harris e sfidoi sërish Trump në një debat të dytë të organizuar në CNN në tetor. Po ashtu, më 1 tetor do të mbahet debati midis kandidatëve për zëvendëspresidentë JD Vance dhe Tim Walz.

Ky debat do të sjellë kontraste të mëdha mes dy kandidatëve, për shkak të diferencës së tyre në moshë Vance, 40 vjeç dhe Walz 60 vjeç.

Por nëse Trump vendoset që debati zgjedhor të mbyllet me përballjen e dy kandidatëve për zëvendëspresident kjo nuk do të dukej mirë për të dhe do të favorizonte Harris, e cila duket se po fiton epërsi në sondazhet.

Harris gjithashtu është shprehur e gatshme të përballet sërish me Trump, dhe ajo e ka pranuar kërkesën e CNN për një përballje të dytë më 23 tetor pas përballjes së Vance dhe Walz. Por pse CNN? Në qershor para se Biden të konfirmonte tërheqjen e tij nga gara presidenciale, Trump dhe Biden u përballën së bashku në qershor. Pas përfundimit të debatit, ish-presidenti u vetëshpall fitues, një rikthimin në këtë studio mund t’i jap atij përparësi ose ta fundos atë. Madje edhe vetë Harris “po inkurajon” Trump të përballen sërish.

Madje demokratët thojnë se Trump në fakt duhet të përballet në CNN, pasi në qershor ai po lëvdonte moderatorët dhe rregullat e televizionit, ndryshe nga sa vlerësoi ABC News.

NBC, rrjeti më i madh i transmetimit ende nuk ka zhvilluar një debat këtë vit, po ashtu ka qenë gjithashtu i prirur të presë Harris dhe Trump. Por, sipas vlerësimeve Trump ka gjasa të pranoj debatin në CNN. Ndërsa, fushata e Trump tha se “NUK KA DEBAT TË TRETË”, pasi është shumë vonë dhe votimet kanë filluar.

Ndryshe nga fushata e Trump, shkencëtari politik Larry Sabato, drejtor i Qendrës për Politikë në Universitetin e Virxhinias, tha se njerëzit që votojnë më herët nga data e zgjedhjeve janë kryesisht "votues që ndoshta ishin të palëvizshëm" dhe se një debat më afër ditës së zgjedhjeve mund të ndikojë në përqindjen e vogël të të pavendosurve plus të motivojë ose të çmotivojë shumë nga të dyja palët.

Debati i fundit presidencial i ciklit zgjedhor 2020 u mbajt më 22 tetor.

Megjithatë, Trump kujdeset thellë për vlerësimet televizive, kështu që mbetet për t’u parë nëse ai do të humbasë vërtet një shans për të arritur 60 deri në 80 milionë shikues edhe një herë përpara ditës së zgjedhjeve.

Dy debatet e para presidenciale të këtij viti ishin padiskutim të vlefshëm për dhjetëra miliona votues. Amerikanët do të përfitonin nga një tjetër debat sepse publiku do të dëgjojë më shumë nga këta kandidatë ndërsa ata marrin vendimin e tyre përfundimtar. /Përktheu ZËRI nga CNN

Poll

MOS HUMB