Më shumë

Zëri në Arenën Kombëtare, dalin formacionet

Në stolin e dinamovitëve si një zëvendësim luksi rikthehet Bregu dhe ky është lajmi i ditës për ta.

F.m
Zëri në Arenën Kombëtare, dalin formacionet
Ndeshja

TIRANË- Korrespodenti i Zërit në Arenën Kombëtare ka siguruar formacionet zyrtare të gjysëmfinales së parë të Final 4 në Abissnet Superiore. Dinamoja e Ilir Dajës do të luajë me Teqjan në portë, Lorranin, Hoxhën, Alijin dhe Meksin në mbrojtje, Qefaliajn, Karambën dhe Lorenco Vilën në mesfushë, ndërsa faza ofensive do të jetë e përbërë nga Nani, Zabërgja dhe Itodo.

Në stolin e dinamovitëve si një zëvendësim luksi rikthehet Bregu dhe ky është lajmi i ditës për ta. Sali, Kiri, Rufati, Doci, Goudjabi, Maliqi, Jonuzi, Dita dhe Qaradaku janë lojtarët e tjerë të gatshëm për aktivizim. Dinamoja, me përjashtim të Tolit, vjen me arsenal të plotë të skuadrës, e karikuar edhe nga kupa e fituar mesjavën e shkuar.

Shkodranët e nisin me Jukajn në portë, Gurishtën, Stojanoviçin, Qaton dhe Yagon në mbrojtje, Krymi, Gruda, Repaj, Deliu dhe Mala në mbështetje të Balajt në sulm për trajnerin Bërdariç.

Poll

MOS HUMB