Më shumë

Vranësira por temperaturat mbeten të larta, si do të jetë moti sot

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius

E.K
Vranësira por temperaturat mbeten të larta, si do të jetë
Moti sot

TIRANË- Dita e sotme, e mërkurë 5 maj, pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira në pjesën e parë të ditës, cilat pas orëve të mesditës gradualisht do t’ja lënë vendin kthjellimeve.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 30°C

në zonat e ulëta 12 deri 33°C

në zonat bregdetare 15 deri 31°C

/ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB