
TIRANË- Tre shenja do të jenë në maksimumin e tyre këtë muaj. Tetori i gjen mesurpriza pozitive, të cilat burojnë nga vetë ecuria e tyre e deritanishme dhe nga pranimi i situatave. Këto shenja do marrin përgjegjësi, piqen dhe pranojnë dhuratat e universit.
Dashi
Në qendër të interesit të tyre do të jenë nevojat e brendshme. Këtë muaj spontaniteti dhe guximi i tyre funksionon pozitivisht. Ata ndjekin ëndrrat e tyre dhe shfrytëzojnë mundësitë. Nëse nuk e bëjnë, me siguri do pendohen.
Gaforrja
Vendosni pak rregull në mendimet tuaja dhe përpiquni të lini pas të kaluarën. Përqendrohuni në atë që dëshironi dhe shfrytëzoni energjinë e universit për të ecur para. Kjo periudhë është më e mira për t'u fokusuar në mundësi të reja. Mund të jeni nën presion dhe i përkisni shenjave më të pafat të muajit, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të mësoni diçka.
Peshorja
Gjithçka po funksionon në favorin tuaj këtë muaj. Ndiqini mundësitë që ju vijnë, pasi harmonia që dominon jetën tuaj do t'ju ndihmojë të përfitoni. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në jetën tuaj personale, ku kërkimi i ekuilibrit do të jetë i suksesshëm./ZËRI