Më shumë

Temperatura deri në 21 gradë Celcius, si do të jetë moti sot

Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit

I.F
Temperatura deri në 21 gradë Celcius, si do të jetë moti sot
Foto ilustruese

TIRANË- Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore. Kjo do të bëjë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante gjatë gjithë paradites. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit ku në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër do të ketë momente me pika shiu.

Gjatë natës shirat do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në zonat e Juglindjes deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytetet të zonës së ulët.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent jugor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 5 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB