Më shumë

Spektakli i Shqipërisë në EURO 2024!

Ishte data 3 Dhjetor 2023 kur u hodh shorti dhe pritej të bëhej ndarja e grupimeve dhe Shqipëria u zgjodh në grupin B, kundër Spanjës, Italisë dhe Kroacisë gjë që solli tepër emocione tek tifozët kuqezi por kush e mendonte se Shqipëria do dhuronte emocione që në sekondat e para?

Kristi Hoxha
Spektakli i Shqipërisë në EURO 2024!
Nedim Bajrami dhe Klaus Gjasula

Spektakli që Shqipëria dhuroi nisi me golin më të shpejtë në histori të çdo kampionati evropian të futbollit. Nedim Bajramit iu deshën vetëm 23 sekonda për të shënuar kundër Italisë, ndërsa në stadiumin e Dortmundit ishin plot 50 mijë tifozë të pranishëm duke bërë tifo dhe duke shijuar çdo moment duke mos harruar dhe ndeshjen kur kombëtarja ishte kundër Kroacisë dhe sfidoi të gjitha shanset duke barazuar në sekondat e fundit. Por le të kthehemi në ndeshjen se si Shqipëria u kualifikua në Euro2024. Ishte goli i Sokol Çikalleshit në minutën e 25 që dha një siguri në ndeshje duke e kthyer rezulatin në 1-0, gol që siguroi hyrjen e kombëtares në Euro 2024.

Ishte data 3 Dhjetor 2023 kur u hodh shorti dhe pritej të bëhej ndarja e grupimeve dhe Shqipëria u zgjodh në grupin B, kundër Spanjës, Italisë dhe Kroacisë gjë që solli tepër emocione tek tifozët kuqezi por kush e mendonte se Shqipëria do dhuronte emocione që në sekondat e para?

Ishte goli i Nedim Bajramit në sekondën e 23 që ndezi atmosferën në stadiumin e Dortmund duke sjellë një rekord të ri në çdo ndeshje të Europianit. Por ky emocion nuk zgjati shumë pasi Italia shënoi 2 gola të tjerë, një në minutën e 11 dhe një në minutën e 16, gjë që solli dhe humbjen e parë të kombëtares. Në datën 19 Qershor u zhvillua ndeshja e dytë e kombëtares kundër Kroacisë, një ndeshje që po ashtu është e vështirë të harrohet. Ndeshja nisi vrullshëm dhe në minutën e 11 ishte goli i Qazim Laçit, ai që e çoi rezultatin në favor të kombëtares në 1-0 dhe ashtu u mbyll dhe pjesa e parë.

Ishte goli i Andrej Kamaric ai që solli barazimin dhe ndezi sërish ndeshjen, por një autogol i Klaus Gjasulës solli djersë të ftohta tek tifozët kuqezi dhe tek ekipi i kombëtares duke kthyer rezultatin ne 1-2 për Kroacinë. Çdo minutë që kalonte shpresat e çdo tifozi kuqezi po zbehej por në sekondat e fundit Klaus Gjasula dhuroi barazimin kombëtares duke e çuar atë në ndeshjen e rradhës me Spanjën gjë që solli emocione tek çdo teleshikues dhe çdo tifoz kuqezi në stadium.

Vështirë të harrohen këto emocione që kombëtarja dhuroi për herën e dytë në sekondat e fundit. Në datën 24 Qershor 2024 ishte data vendimtare për kombëtaren ndeshja kundër Spanjës një ndeshje që gjithashtu ishte tepër sfiduese për kombëtaren pasi ishte kundër lojtarëve më të njohur internacional një ndër to Ferran Torres lojtar i Barcelonës.

Dhe Aymeric Laporte, lojtar mjaft i njohur gjithashtu në ekipin e Manchester City. Ishte goli në minutën e 13, ai që solli avantazhin e Spanjës duke kthyer rezultatin në 0-1 një ndeshje e fortë që solli një tufë me emocione. Dhe ashtu ndeshja u mbyll pas shumë e shumë rasteve të humbura duke sjellë skualifikimin e kombëtares nga Euro2024. Humbja e saj solli trishtim në çdo tifoz por performanca e lojtarëve të kombëtares ishte ajo që solli një rekord të ri në Euro2024 dhe ajo mban emrin e Shqipërisë. Ky ekip që jep emocione dhe në sekondat e fundit duke bërë që të gjithë mos të humbin shpresat dhe gjithashtu ethe për ekipet kundërshtare. A do të kualifikohet Shqipëria në Euro 2028? Dhe a do të dhurojë rekorde të reja dhe emocione të pafundme? Mbetet për tu parë!/ZËRI

Poll

MOS HUMB