Më shumë

Sot vendi nën pushtetin e shiut, qarqet më problematike

Në Shkodër dhe në Kukës pritet që të ketë reshje intensive shiu

E.K
Sot vendi nën pushtetin e shiut, qarqet më problematike
Moti me reshje

TIRANË- Këtë të martë vendi ynë do të jetë nën pushtetin e motit të paqëndrueshëm.

Gjatë ditës priten reshje mesatare shiu në veri dhe në qendër të vendit, por lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës të shoqëruara me shtrëngata.

Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht mesatare në qarqet Berat dhe Korçë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 12/ 15°C, në vendet e ulëta 10/15 °C dhe në zonat malore 5/10 °C.

Ndërsa era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB