Më shumë

Shtrëngata shiu dhe breshër, ulen temperaturat, si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 28 gradë celsius

E.K
Shtrëngata shiu dhe breshër, ulen temperaturat, si do të
Moti me shi

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, në veriperëndim reshjet e shiut lokalisht pritet të jenë me intensitet deri të lartë.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era parashikohet të jetë nga juglindja me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Deti i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 14 deri 28°C

në zonat e ulëta 17 deri 27°C

në zonat bregdetare 20 deri 27°C.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB