Më shumë

Shiu i lë vendin diellit, parashikimi i motit për sot

Paditja do të jetë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin, por pa reshje, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë natës.

k.m.
Shiu i lë vendin diellit, parashikimi i motit për sot
foto ilustruese

TIRANË- Dita e sotme nis me vranësira dhe shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë, por mesdita do të sjellë ndërprerje të reshjeve në territori ku mbizotëruese do të jenë kthjellimet dhe vranësirat e herëpashershme.

Paditja do të jetë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin, por pa reshje, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat do të rriten në vlerat minimale, por maksimalet do të ulen lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 5 ballë.

Poll

MOS HUMB