Më shumë

Shi pothuajse gjithë ditën, si do të jetë moti sot

Si parashikohet moti për këtë të martë

E.K
Shi pothuajse gjithë ditën, si do të jetë moti sot
moti sot

TIRANË- Edhe për ditën e sotme vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm. Sipas Meteoalb moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të cilat në orët e para të mëngjesit, deri në mesditë do të jenë me intensitet mesatar e përgjatë ultësirës perëndimore lokalisht deri të lartë.

Më pas reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 10°C vlera minimale deri në 29°C vlera maksimale në rang territori.

Për ditën e mërkurë dhe ditën e enjte rikthehen kthjellimet por edhe alternimet e vranësirave deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

Për ditën e premte përsëri mot i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi./ZËRI 

Poll

MOS HUMB