Më shumë

Shi në të gjithë vendin, priten edhe reshje bore

Temperaturat e ajrit pritet të kenë një rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë

E.K
Shi në të gjithë vendin, priten edhe reshje bore
Moti me shi ne Tirane

TIRANË- Kjo e premte pritet të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin. Sipas MeteoAlb, një sistem frontal do të sjellë në territorin Shqiptar mbizotërim të vranësirave dhe shirave ku më të theksuara do të jenë në skajin Verior-verilindor të vendit.

Orët e pasdites do të sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit ku më të konsiderueshme reshjet do të jenë në veri dhe verilindje të territorit.

Në zonat malore në lartësinë mbi 900 metra do të shfaqen reshje të pakta dëbore. Parashikohet që reshjet të mbeten prezent deri në orët e vona të natës kur pritet dobësim i intensitetit të tyre.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

 

Poll

MOS HUMB