Më shumë

Shi në disa zona, por temperaturat mbeten të larta, si do të jetë moti sot

Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike

E.K
Shi në disa zona, por temperaturat mbeten të larta, si do të
moti sot

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të cilat gradualisht do t’ja lënë vendin kthjellimeve kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe në qendër të vendit.

Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në orët e mesditës reshjet lokale të shiut me intensitet të ulët do të riaktivizohen përsëri por vetëm përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 29°C

në zonat e ulëta 16 deri 33°C

në zonat bregdetare 16 deri 30°C

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB