
TIRANË- Saturni është planeti që përpiqet të na mësojë diçka – dhe këtë e bën në një mënyrë të ashpër. Kur është tek Peshqit, vështirësitë dhe frika shfaqen përballë angazhimeve dhe situatave të rënda. Prandaj, presim të përjetojmë momente pasigurie. Retrogradi i Saturnit tek Peshqit fillon më 29 qershor dhe përfundon më 15 nëntor.
Lexoni më poshtë cilat shenja preken më shumë...
Dashi
Gjatë retrogradit të Saturnit do të keni eksperienca intensive. Mund ta keni të vështirë të shpreheni ashtu siç dëshironi gjatë kësaj kohe, por me një plan të qartë në mendje do të jeni në gjendje t'i jepni përmbajtje mendimeve tuaja. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të pushoni siç duhet, në mënyrë që të mund të funksiononi sa më të relaksuar dhe të organizuar gjatë kësaj periudhe stresuese.
Luani
Bëhuni gati për ngritje - kjo kohë do të jetë plot surpriza për ju. Sigurisht, rrjedha e Saturnit tek Peshqit do t'ju bëjë të mendoni shumë për veten dhe marrëdhëniet tuaja personale dhe do të kuptoni pse i keni vënë frena jetës suaj. Frika juaj do të duket e pathyeshme, por nëse arrini t'i shikoni në sy do të shihni se ato nuk janë gjë tjetër veçse ankth për të panjohurën. Kjo është një periudhë e mirë për ju, pasi do të korrigjoni shumë gjëra të këqija, kryesisht duke u nisur nga mendimet tuaja.
Ujori
Kjo është koha e duhur për t'u fokusuar në atë që është e rëndësishme për ju. Tani e tutje do i kushtoni shumë rëndësi sigurisë./ZËRI