Më shumë

Rriten sërish temperaturat, si do të jetë moti sot, qytetet më të nxehta

Elbasani, Berati dhe Fieri pritet që të jenë dhe qytetet më të nxehta

E.K
Rriten sërish temperaturat, si do të jetë moti sot, qytetet
moti sot

TIRANË- Dita e sotme do të jetë me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin.

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të Europës qëndrore dhe kryesisht atë lindore – juglindore.

Temperaturat do të vijojnë minimalisht nga 18 gradë Celsius orët e para të mëngjesit, teksa maksimalisht do arrijë deri në 38 gradë Celsius në Elbasan, Fier dhe Berat.

Parashikohen vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Era do të fryejë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 1-4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësinë deri në 6 m/s./ZËRI 

Poll

MOS HUMB