
TIRANË- Ditën e sotme dhe nesër do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.
Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive. Bora do të jetë prezente në veri, verilindje dhe juglindje kryesisht me intensitet deri mesatar në zonën e Bajram Currit, Kukësit, Peshkopisë dhe Korçës.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 11 deri në 17 °C në vendet e ulëta 8 deri në 16 °C dhe në vendet malore: 2 – 9 °C.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-9m/s, hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 13-25m/s duke u bërë problematike. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5ballë.
Ditën e enjte dhe të premte moti parashikohet me alternime të herëpasherëshme vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet ulët.
Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore, si dhe mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut e të borës.
/Zëri.ai