Më shumë

Qendër ciklonike mbi Ballkan, surprizat që do të sjellë moti gjatë ditës së sotme

Temperaturat do të luhaten nga 11 deri në 29 gradë Celsius

E.K
Qendër ciklonike mbi Ballkan, surprizat që do të sjellë moti
MOTI I KEQ

TIRANË- Sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi rajonin e Ballkanit.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët. Megjithatë, në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa në momentin e zhvillimit të vranësirave si dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo hera-herës fiton shpejtësi 8-12m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 11 deri 20°C
në zonat e ulëta 15 deri 29°C
në zonat bregdetare 16 deri 27°C. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB