Më shumë

Piero Ausilio në Tiranë, takim me Sylvinhon dhe kuqezinjtë

E përzemërt ishte përshëndetja me mesfushorin zikaltër, Kristjan Asllani.

i.h.
Piero Ausilio në Tiranë, takim me Sylvinhon dhe kuqezinjtë
Piero Ausilio

TIRANË- Një nga emrat më popullorë të futbollit italian dhe drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, vizitoi ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, si i ftuar special i Federatës Shqiptare të Futbollit.  Italiani u takua me trajnerin e kombëtares shqiptare Sylvinho, ndihmësit e tij Dorival Guidoni Junior dhe Pablo Zabaleta dhe disa nga lojtarët e Kombëtares.

E përzemërt ishte përshëndetja me mesfushorin zikaltër, Kristjan Asllani. Ausilio mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të drejtorëve të rinj sportiv, ku ndau përpara të pranishmëve eksperiencën e tij të madhe. Në një prononcim për fshf.org, drejtori sportiv zikaltër vuri në dukje punën e madhe të bërë nga FSHF për zhvillimin e futbollit në vendin tonë, ndërsa vlerësoi edhe investimet e bëra në ‘Shtëpinë e Futbollit’.

“Kam gjetur një federatë shumë moderne, një federatë që po bën gjithçka për të rritur futbollin në Shqipëri. Strukturat e ndërtuara janë një dëshmi e qartë e këtij fakti, zgjedhja e një trajneri si Silvinjo dhe stafi i tij, ka qenë një futbollist shumë i rëndësishëm, ka shumë eksperiencë dhe si trajner,”- tha Ausilio duke shtuar "Shoh lëvizjen futbollistike shqiptare me një të ardhme shumë të bukur dhe jam këtu, të enjten do të shoh ndeshjen e Kombëtares dhe jam i bindur se do të jetë një eksperiencë shumë e bukur.”

Mesazhi i italianit për drejtorët e rinj sportiv ishte që të punojnë me shumë pasion.

“Të bësh drejtorin sportiv është një profesion shumë i bukur, por edhe punë sakrificash, mundi, kompetenca, por në fund fare nëse dikush i ka të gjitha këto cilësi dhe këtë predispozicion edhe sukseset do të mbërrijnë,”- vazhdoi ai.

Ausilio vlerësoi edhe zikaltrit, ku tha se ata janë një shtysë më shumë për t’i bërë gjërat më mirë dhe për të punuar me kënaqësi dhe krenari gjatë gjithë kohës.

“Është krenari të shohësh gjithë këta njerëz, gjithë këtë pasion, tifozët tanë janë fantastikë, më jep forcë për të punuar dhe për t’i bërë gjërat mirë që të vendosim të gjitha dhe për të vendosur të gjitha energjitë e mundshme bashkë me stafin për të bërë më të mirën për Interin".

Drejtori sportiv tha se përveç Asllanit që tashmë ëhstë zikaltër, Interi nuk ka interes për asnjë futbollist të kombëtares shqiptare të futbollit.

Poll

MOS HUMB