
TIRANË- Shqipëria ka nisur grumbullimin për sfidën kundër Çekisë. Tetë lojtarë u stërvitën nga Silvinjo dhe stafi teknik në seancën e së dielës. për ndehsjene vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, nuk do të jetë i gatshëm mbrojtësi Ardjan Ismajli, i cili ka probleme fizike.
Me grupin u bashkuan futbollistët Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami dhe Federic Veseli, ndërkohë që grupi kompletohet paraditen e së hënës.
Ismajli pasi iu nënshtrua kontrollin nga stafi mjekësor kuqezi, rezultoi se kishte një tërheqje muskulore në kofshë, të pësuar në ndeshjen e fundit me Empolin dhe pas testeve mjekësore dhe konsultimeve është dalë në konkluzionin se ai nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë. 27-vjeçari u kthye në Itali pranë klubit dhe pas disa ditëve pushim do të nisë rikuperimin gradual për t’u rikthyer gradualisht në fushë.
Grupi i lojtarëve të pranishëm zhvilloi një seancë të lehtë stërvitore në fushën e Shtëpisë së Futbollit nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit të tij.
Kombëtarja do të zhvillojë një seancë të plotë të hënën pasdite duke nisur plotësisht përgatitjet për duelin e rëndësishëm të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Çekisë, që luhet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës më 12 tetor.
Pesë ditë më pas, kuqezinjtë luajnë miqësore ndaj Bullgarisë sërish në kryeqytet./Zëri.ai