Më shumë

Nëna s'pranon t'i dhurojë veshkën vajzës së sëmurë, shkakton reagime

Nëna, siç ka shpjeguar në postimin e saj në Reddit, prej shumë vitesh nuk ka pasur marrëdhënie me vajzën e saj, pasi që në fëmijëri.

k.m.
Nëna s'pranon t'i dhurojë veshkën vajzës së
Foto ilustruese

SHBA- Një nënë në SHBA ka refuzuar t'i dhurojë një veshkë vajzës së saj, duke e justifikuar vendimin e saj me disa argumente. Nëna, siç ka shpjeguar në postimin e saj në Reddit, prej shumë vitesh nuk ka pasur marrëdhënie me vajzën e saj, që në fëmijëri.

“Kam shpenzuar shumë për trajtimin e vajzës sime, por ajo mbeti një person i hidhur dhe i vështirë,"- tha nëna.

Për shkak të stresit që shkakton një problem shëndetësor si dështimi i veshkave në një familje, nëna tha se familja e saj filloi të shpërbëhej. Ajo u divorcua ndaj si ajo dhe ish-bashkëshorti u larguan plotësisht nga vajza e tyre. Vite më vonë, pasi u rrit, vajza u rishfaq në jetën e nënës për t'i kërkuar ndihmë. Nëna ishte dhuruese e pajtueshme, por kishte shumë frikë nga operacioni, ndërlikimet e mundshme të tij dhe koha që do t'i duhej të qëndronte e shtrirë në shtrat, pra pa punë. Ndonëse në fillim mendoi ta bënte, qëndrimin e së bijës, që duket se i kishte bërë shumë presion, nëna e konsideroi si shantazh dhe kështu deklaroi se “më mirë të vdiste sesa të ndihmonte vajzën e saj mosmirënjohëse dhe të vrazhdë,”.

Përpara se të ndodhte e gjithë kjo, nëna kishte telefonuar edhe ish-bashkëshortin e saj për të pyetur nëse mund të bënte testin e përputhshmërisë, por ai menjëherë nuk pranoi. Babai i vajzës nuk pranoi të kontrollohej, ndaj i gjithë presioni për operacionin ra mbi nënën.

“Ndihesha sikur dikush po më detyronte me forcë për të më marrë veshkën,”- rrëfeu ajo dhe sapo publikoi problemin e saj u vu në shënjestër të shumë njerëzve, të cilët e quajtën nënë të keqe, duke e shtyrë të kryente dhurimin e organit. 

Përfundimisht e reja u vendos në listën e pritjes së bashku me mijëra njerëz të tjerë. Askush nuk mund të detyrojë dikë të dhurojë një organ, megjithatë në raste të tilla peshorja morale priret të anojë drejt të dobëtit./ZËRI

Poll

MOS HUMB