Më shumë

Muaji nis me temperatura të larta, si do të jetë moti javën e parë të Prillit

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 30 gradë Celsius

E.K
Muaji nis me temperatura të larta, si do të jetë moti javën
Moti me diell

TIRANË- Vendi ynë pritet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme e kohëzgjatje me diell për shkak të masave ajrore me origjinë jugore.

Pritet një rritje graduale e temperaturave të mesditës të cilat do të luhaten nga 28-30°C.

Përjashtim bën dita e martë ku moti pritet të jetë relativisht i paqëndrueshëm me alternime vranësirash e kthjellime. Që në orët e para të 24-orëshit vranësirat priten të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veri.

Në orët e mëngjesit reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore. Më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Ditën e mërkurë pritet rënie e lehtë e temperaturave në vlera minimale dhe ato maksimale. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Elementi Erë ditën e hënë pritet të jetë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet relativisht intensive me shpejtësi 11-17m/sek./ZËRI 

Poll

MOS HUMB