Më shumë

Mërkuri në Dashi deri në Maj: Cilat shenja preken më pozitivisht?

Kryesisht në fushën emocionale.

k.m.
Mërkuri në Dashi deri në Maj: Cilat shenja preken më
Foto ilustruese

TIRANË- Shenja e Dashit është tek Mërkuri, planeti i komunikimit, udhëtimeve dhe transaksioneve të përditshme, që prej datës 10 mars. Në këtë shenjë do të qëndrojë deri më 15 maj, ndërsa nga data 1 prill deri më 26 të të njëjtit muaj do të lëvizë në retrogradë. Për shkak se Mërkuri në Dash është kaq i shpejtë dhe efikas, ne e dimë se ajo që ndodh gjatë këtyre ditëve do të zgjasë.

Dashi

Gjërat po funksionojnë në favorin tuaj këtë herë - të paktën derisa Merkuri të futet në retrogradë. Mërkuri në shenjën tuaj rrit besimin dhe ju ndihmon të shpreheni në mënyra të ndryshme. Dhe ndërsa gjysma juaj tjetër mund të mos e kuptojë nevojën tuaj për më shumë shprehje, bisedë dhe ndryshim, ju ndiheni të patrembur dhe të aftë për çdo gjë.

Gaforrja

Normalisht, do të uleshit "mbi duar" dhe thjesht do i prisnin gjërat të ndodhin, veçanërisht në fushën e dashurisë, pa bërë shumë përpjekje për të ndryshuar asgjë. Nëse gjithçka shkon mirë, nuk do të gjeni kurrë një arsye për të folur dhe vënë në dyshim paqen. Ju po dilni nga zona juaj e rehatisë - nuk ju pëlqen kjo - por disa çështje duhet të zgjidhen. Dhe ato do të zgjidhen në favorin tuaj. 

Luani

Mërkuri në Dashi është aq i orientuar nga Luani, aq sa nuk do ta besoni. Sqaroni situatat me partnerin apo kolegët dhe kuptoni se ankthi që ndjenit ishte vetëm në mendjen tuaj. Më e mira nuk ka ardhur akoma./ZËRI

Poll

MOS HUMB