
TIRANË- Mërkuri është futur në shenjën e Bricjapit që prej datës 1 dhjetor. Në këtë shenjë do të qëndrojë deri më 22 dhjetor dhe kjo kohë është një mundësi e mirë për të pasur diskutime serioze, për të negociuar dhe fokusuar në çështje financiare dhe profesionale. Kontaktet me persona të rëndësishëm janë të favorizuar dhe tani është koha për të përfituar nga mundësitë për avancim dhe zhvillim personal.
Cilat shenja preken më shumë nga Mërkuri në Bricjap?
Binjakët
Me Merkurin si planetin e tyre sundues, gjëra të mira i presin. Gjatë kësaj kohe do të përqendroheni në çështjet profesionale dhe financiare dhe do të mund të tregoni karakteristikat tuaja. Ju fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë, ndërsa seksualiteti juaj është gjithashtu më intensiv. Megjithatë, duhet të jeni shumë të kujdesshëm me fjalët tuaja, veçanërisht pas datës 13 dhjetor kur Mërkuri kthehet në retrogradë.
Virgjëresha
Vetëm zhvillime pozitive keni para. Karriera, dashuria dhe kreativiteti bëhen një dhe puna juaj e palodhur shpërblehet. Reputacioni juaj po përmirësohet, fitimet rriten e po ashtu edhe humori sa vjen e shtohet. Tani është një kohë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme në jetën tuaj dhe për të përjetuar momente të këndshme me njerëzit që ju interesojnë romantikisht.
Bricjapi
Çdo fushë e jetës suaj është e favorizuar gjatë kësaj kohe dhe ndërsa mund të jeni ndjerë të bllokuar në disa çështje, por tani gjithçka është në rrugën e saj. Tani do gjeni forcën dhe vullnetin për të zgjidhur problemet. Por kujdesuni për fjalët dhe nervat e tua./ZËRI