
Kembimi valutor
TIRANË- Vijon zhvlerësimi i monedhave të huaja në raport me lekun.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 94.4 lekë.
Monedha evropiane sot blihet me 102 lekë dhe do shitet me 102.8 lekë, ndërsa franga zvicerane blihet me 105 lekë dhe shitet me 106.5 lekë.
Në këtë pikë, euro ndodhej vetëm në Gusht të këtij viti, kur Shqipëria ishte në kulmin e sezonit turistik. Përveç euros, në nivele të ulëta qëndrojnë edhe monedhat e tjera.
Ndërkohë paundi britanik do blihet me 116.8 lekë dhe do shitet me 118.3 lekë.
/Zëri.ai
Poll