
TIRANË- A keni ndonjë shok me të cilin, sa herë që rregulloni të dilni, kontrolloni telefonin tuaj për mesazhe anulimi deri në minutën e fundit - sepse ata e kanë bërë tashmë shumë herë më parë. Ata ndoshta i përkasin një prej tre shenjave më poshtë, të cilat janë më të prirura për të anuluar planet në minutën e fundit. Pra, nëse do të dilni në një takim me ta, sigurohuni që të keni një plan B, për çdo rast.
Por kush janë këto shenja?
Demi
Si një shenjë e Tokës nën ndikimin e Venusit, Demi është një mace shtëpie. Pra, në ditët kur nuk është në humorin më të mirë, nuk do të ngurrojë aspak të anulojë planet. Vetëm pak minuta më vonë, mesiguri kjo shenjë ka porositur pica dhe është shtrirë në divan.
Binjakët
Ata kanë tendencë të bëjnë shumë plane, më shumë se sa mund të përballojnë, kështu që në minutën e fundit fillojnë të bëjnë anulime, duke kuptuar do jetë shumë e lodhshme për t'i bërë të gjitha. Ka mundësi që të mbërrini në pikën e takimit dhe t'i prisni kot, pa asnjë shenjë jete, por Binjakët do t'ju thërrasin një javë më vonë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Akrepi
Ai, thellë brenda vetes, mund ta dijë që në fillim se do të anulojë planin, por ju njofton në minutën e fundit. Ai nuk dëshiron t'i mëzisë miqtë e tij me një "jo", kështu që ai u thotë "po" të gjitha ftesave./ZËRI