Më shumë

Kthjellime dhe rritje e lehtë e temperaturave, si do të jetë moti sot

Kjo do të sjellë ndryshim të situatës atmosferike në vend.

I.F
Kthjellime dhe rritje e lehtë e temperaturave, si do të jetë moti
Foto ilustruese

TIRANË- Parashikohet rënie e vlerave Barike në vendin tonë si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë Veriore. Kjo do të sjellë ndryshim të situatës atmosferike në vend. Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera-herës në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër do të gjerojnë reshje të izoluara shiu.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim, vranësirat do të largohen gradualisht nga i gjithë territori për t’ja lënë vendin intervaleve me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale në Durrës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi verior-verilindor, për pasojë; në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB