Më shumë

Këtyre 5 shenjave do u përmirësohet jeta me hyrjen e Diellit në Demi

Diçka e paharrueshme fillon në ditët në vijim.

k.m.
Këtyre 5 shenjave do u përmirësohet jeta me hyrjen e Diellit
Foto ilustruese

TIRANË- Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime dhe përmirësime në jetën e personave që i përkasin disa shenjave të horoskopit. 

Demi
Universi ju mbështet. Mos harroni këtë pasi ditët kalojnë dhe sfida të reja shfaqen para jush. Gjithçka që ju nevojitet është besimi në veten tuaj. Besojini instiktit dhe qëndroni me këmbë në tokë.

Binjakët

Keni nisur një rrugëtim, që nuk e dini saktësisht se ku do t'ju çojë, por dini të ecni në rrugën e duhur. Vazhdoni me besim dhe do të shihni që në fund do të keni arritur atje ku keni dashur. Vetëm shikoni financat tuaja, pasi gjërat e bukura që do të vijnë janë më kërkuese.

Gaforrja

Ju jeni të ndarë mes asaj që është e drejtë për ju dhe asaj që do t'i kënaqë të dashurit tuaj. Zakonisht, anoni drejt opsionit të dytë, por këtë herë ndoshta diçka do të ndryshojë. Vetëm mbani mend: nëse dikush nuk ju trajton me dashuri dhe respekt, mos jepni shumë nga vetja me shpresën se një ditë do të mësojnë të kujdesen për ju dhe do t'ju trajtojnë si ju. Besoni intuitës tuaj dhe ruani respektin për veten tuaj.

Luani

Personi që keni qenë dikur dhe kush jeni tani, nuk janë të njëjtë. Mundohuni të lini pas të kaluarën dhe të ecni përpara. Nëse ju pëlqen, shkruani mendimet tuaja në një ditar.

Peshqit

Thjesht qëndroni të qetë dhe të relaksuar. Duhet të keni besim në proces dhe të prisni deri në fund./ZËRI

Poll

MOS HUMB