
TIRANË- Krishtlindjet janë shumë pranë, por pengesë është Mërkuri retrograd. Sot në prag të Krishtlindjeve, këto tre shenja do të përballen me gabimet e tyre të të shkuarës.
Binjakët
Problemi juaj nuk është se flisni shumë. Problemi është se të tjerët nuk i dëgjojnë ato që thoni. Të vërtetat që keni thënë kohët e fundit do t'ju trokasin në derën tuaj dhe njerëzit që i kanë dëgjuar dhe janë në mohim të realitetit do të kthehen kundër jush. Megjithatë, mos u mërzisni. Keni të drejtë dhe të gjithë e dinë. Lërini të qetësohen dhe kur të vijë koha (pas retrogradit), flisni sërish, ndoshta do të mësojnë diçka nga ju.
Bricjapi
Është e vështirë të duash ndershmërinë dhe akoma më e vështirë të përballesh me të kur të tjerët nuk i kuptojnë qëllimet e tua të mira. Kjo është e gjithë jeta juaj, ndërsa përpiqeni t'u mësoni të tjerëve gjëra për të cilat ata kanë vërtet nevojë dhe në vend të mirënjohjes shihni përpara. Jeni të mençur, por kjo nuk do ju ndihmojë shumë me të tjerët sot. Por mbani zgjuarsinë tuaj për vete.
Ujori
Jeni plot energji për shkak të lëvizjes së Mërkurit në Bricjap dhe keni shumë oreks për të diskutuar gjithçka me ata që takoni këto ditë. Megjithatë, kini kujdes, sepse ajo që u keni thënë gjatë gjithë vitit familjarëve mund t'ju përmenden sot në tryezën e parë familjare të festave. Gjithsesi, çfarëdo që t'ju thonë, jini gati të përgjigjeni./ZËRI