Më shumë

Këto janë shenjat më pafat të zodiakut këtë maj

Për disa njerëz maji i këtij viti të paktën nuk do të jetë aq i këndshëm.

k.m.
Këto janë shenjat më pafat të zodiakut këtë maj
Foto ilustruese

TIRANË- Maji konsiderohet si një nga muajt më pozitiv, pasi jemi pak para verës, moti ndryshon për mirë, dita zgjat dhe natyra zbukurohet me lulet më të bukura. Megjithatë, për disa njerëz maji i këtij viti të paktën nuk do të jetë aq i këndshëm. Nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme, dijeni se ju presin ditë të vështira.

Peshorja

Në përgjithësi keni shumë kërkesa nga të tjerët dhe kjo do ta vështirësojë shumë komunikimin. Nuk do mungojnë keqkuptimet dhe fërkimet në maj, ndërsa mund të prisni edhe ngatërresa emocionale. E gjithë kjo sepse Marsi është në shenjën e kundërt, pra në Dash, dhe të gjithë e dimë se sa i prirur është ky planet ndaj tensioneve. Mundohuni të qëndroni të qetë si personalisht ashtu edhe profesionalisht.

Gaforrja

Prisni tensione në punë, të cilat mund të rezultojnë shumë negative për ju. Klima do të bëhet armiqësore dhe konkurruese, ndaj armatosuni me durim dhe mirësi. Bëni të njëjtën gjë në jetën tuaj personale, në të cilën duhet të ndaloni së kujtuari gjërat e mira që keni jetuar dhe idealizimin e situatave, në mënyrë që të mund të ecni përpara.

Peshqit

Frustrimi dhe lodhja ju godasin, duke ju bërë të veproni joprofesionalisht dhe duhet të punoni dy herë më shumë për të pasur sukses. Miqësitë nuk ju ofrojnë më asgjë. Gjërat do të ngatërrohen pak gjatë muajit maj, ndaj mos premtoni asgjë që nuk mund ta realizoni./ZËRI

Poll

MOS HUMB