
TIRANË- Me flladin e pranverës në ajër, është e natyrshme të ndjesh papritur nevojën për të kërkuar dashurinë. Për fat të mirë, për disa shenja të horoskopit, yjet punojnë në favor të tyre - të paktën për këtë verë - dhe u premtojnë momente të bukura.
Binjakët
Vera është stina e tyre. Të komunikueshëm dhe plot jetë Binjakët nuk do lejojnë që kjo verë të kalojë e qetë. Nevoja e tyre për të zbuluar ide të reja, biseda interesante dhe aventura do t'i ndihmojë ata të hapin horizontet e tyre edhe në dashuri. Sidomos nga 25 maji e në vazhdim flirti shtohet e po ashtu edhe mundësia për takime. Përfitoni!
Peshorja
Sharmi i tyre mbetet i parezistueshëm. Peshoret do të kenë nevojën për lidhje domethënëse, të dalluara nga ekuilibri dhe qetësia. Për të pasur sukses, mjafton të qëndroni të hapur ndaj ideve, sugjerimeve dhe njohjeve në vendet më të papritura.
Akrepi
Nëse jeni duke kërkuar për një lidhje ose në një situatë, përgatituni këtë verë për të marrë atë që keni dashur gjithmonë – një marrëdhënie pasionante. Sido që të jetë, dashuria po troket në derën tuaj, vetëm hapeni./ZËRI