
SHBA- Ish-bashkëshortja e Eminem, Kim Scott Mathers është fotografuar në publik për herë të parë pasi doli nga rehabilitimi, ku u shtrua pasi tentoi vetëvrasjen në vitin 2021. 48-vjeçarja, e cila ishte shtruar në spital për tentativë vetëvrasjeje pas vdekjes së nënës së saj, u pa duke u ndalur në një dyqan picash përpara se të shkonte në destinacionin e saj të ardhshëm.
Sipas American Sun, ajo është shprehur se po kalon “mirë” pasi humbi familjarët e saj të dashur, nënën dhe motrën e saj binjake, Dawn.

Më 30 korrik 2021, ish-gruaja e reperit të famshëm tentoi vetëvrasjen dhe u shtrua në spital pasi mjekët iu përgjigjën një telefonate 911 nga shtëpia e saj në Michigan. Në janar 2016, Mothers humbi motrën e saj binjake, Don, e cila vdiq tragjikisht pas një mbidoze heroine në moshën 41-vjeçare./Zëri.ai