Më shumë

Horoskopi për TETORIN- Muaji i ri na mëson të marrim atë që meritojmë

Ne mund të bëjmë paqe me të gjitha problemet tona dhe do të pushtojmë "maja" të reja.

k.m.
Horoskopi për TETORIN- Muaji i ri na mëson të marrim atë
Foto ilustruese

TIRANË- Tetori me eklipsin e Hënës së Re në Peshore dhe Hënës së Plotë në Dash na mëson të pretendojmë atë që meritojmë. Plutoni kthehet në drejtimin e duhur në Bricjap, ne mund të bëjmë paqe me të gjitha problemet tona dhe do të pushtojmë "maja" të reja.

PARASHIKIMI PËR MUAJIN TETOR

Dashi (21 mars – 19 prill)

Tani fillon aksioni. Marrëdhëniet apo partneritetet kalojnë në fazën tjetër, gjysmës tjetër do i ktheni shpinën. Edhe Hëna e Plotë në shenjën tuaj dhe Jupiteri në retrograd janë mundësi për ju: mendoni se si i shprehni "dëshirat" tuaja dhe siguroni një plan për t'i arritur ato.

Demi (20 prill – 20 maj)

Në menynë e muajit kemi: rritje të dëshirës për shoqëri, rikthimin e një figure nga e kaluara, nevojën për fillime të reja në dietës dhe stërvitjes dhe po ashtu, ankthin se financat tuaja nuk janë aq "antiplumb" sa keni menduar.

Binjakët (21 maj – 20 qershor)

Diçka Jupiteri retrogradë, diçka Marsi, të dyja bashkë nënkuptojnë se këto ditë nuk janë të mira për shumë shpenzime: mblidhni pak, kurseni para, mos u thoni po të gjitha propozimeve miqësore për të dalë. Por sa për kompensim për atë që shkruhet më sipër, flirtimi do t'u shkojë mirë.

Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)

Mbani sytë dhe nofullat hapur. Jo vetëm për Hënën e Plotë më 17/10 ndryshon jetën tuaj të punës, por edhe për Eklipsin Diellor që premton një kapitull të ri në shtëpi, sepse familja juaj rritet. Ndoshta, dhe një shtëpi më të madhe. Gjithçka funksionon, por mos e lini Marsin në shenjën tuaj t'ju shqetësojë nervat.

Luani (23 korrik – 22 gusht)

Ajo arratisje vjeshte që keni planifikuar mund të mos funksionojë, por kjo nuk është arsye për të mërzitur gjatë gjithë muajit. Miqtë tuaj janë thesari i vërtetë dhe ata do t'jua vërtetojnë këtë gjë.

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

Mos u frikësoni me Jupiterin retrograd në punë: vonesat dhe keqkuptimet janë të përkohshme. Më shumë vëmendje duhet t'i kushtoni Hënës së Plotë më 17/10, e cila mund të nxjerrë në sipërfaqe borxhe dhe sekrete të papritura familjare. Për fat të mirë, Hëna e Re ju jep të gjitha "armët" për të mbushur sërish portofolin tuaj.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Një Hënë e Plotë më 17/10 ju detyron të ktheni faqen në një marrëdhënie ose partneritet të rëndësishëm. Për fat të mirë, Eklipsi Diellor në shenjën tuaj ju ngushëllon në mënyrën tuaj të preferuar: përkëdhelje, eksperienca dhe ndryshime.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Mos u stresoni nga një Hënë e Plotë në shtëpinë e shëndetit dhe një Eklips Diellor që rindez të kaluarën tuaj. Në fund të fundit, ju keni Venusin në shenjën tuaj dhe nuk keni nevojë për askënd. Prandaj i lexoni këto parashikime, për të kaluar kohën.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Meqenëse e urreni lëvizjen e ngadaltë, nuk do t'ju pëlqejë ky tetor. Por përfitoni nga kjo lëvizje e ngadaltë sepse Jupiteri në retrograde në shtëpinë e marrëdhënieve është një mundësi për të parë qartë dhe për të zgjidhur problemet thelbësore.

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Me Plutonin në shenjën tuaj më në fund mund të hidhni gjithë të këqijat pas jush. Po ecni drejt një të ardhmeje më të ndritshme.

Ujori (20 janar – 18 shkurt)

Marsi në shtëpinë e 6-të mërmërit diçka për kolegët e bezdisshëm, por nuk keni nevojë t'ë merreni me ta gjatë gjithë kohës. nëse nuk bën dot pushime,rezervo një mini-arratisje diku.Mos u shqetësoni se kush do t'ju shoqërojë. Sa më pak të keni nevojë të flisni në këtë udhëtim, aq më mirë.

Peshqit (19 shkurt – 20 mars)

Tani, me një Hënë të Plotë në shtëpinë tuaj të financave, paratë po fluturojnë. Vetëm sigurohuni që të vendosen aty ku e meritojnë, pra në blerje dhe investime që do të bëjnë të lumtur të dashurit tuaj. Këta të fundit do t'ju japin sërish hua kur të keni nevojë./ZËRI

Poll

MOS HUMB