
TIRANË- E njohur ndryshe edhe si “Hëna e Krimbit të Plotë”, Hëna e Plotë e Marsit ndodh në datën 14 të muajit mars, por nuk "vjen" vetëm dhe shoqërohet me një eklips total hënor në shenjën e Virgjëreshës. Kohëzgjatja totale e eklipsit total të Hënës do të jetë afërsisht 6 orë e 3 minuta dhe rreth 11% e popullsisë së Tokës do të jetë në gjendje të shohë fenomenin nga fillimi në fund. Por astrologjikisht, kjo ngjarje hënore është e një rëndësie të madhe, pasi shënon eklipsin e parë që ndodh në Virgjëreshë që nga viti 2016 dhe do të jetë shumë transformues për të gjitha shenjat e zodiakut.
Virgjëresha
Qendra e vëmendjes bie mbi ju. Ky eklips hënor dhe hëna e plotë mund të sjellin kulmin e një projekti apo përpjekjeje të rëndësishme personale ku keni qenë shumë të fokusuar dhe që do të thotë gjithçka për ju. Kërkoni vlerën tuaj në të gjitha fushat e jetës suaj. Tani, ju jeni në krye të gjithçkaje.
Shigjetari
Zhvillimi juaj profesional do të jetë gjëja e parë në mendjen tuaj. Me eklipsin hënor dhe hënën e plotë që vë në pah karrierën tuaj. Kjo është një kohë e rëndësishme jo vetëm për të reflektuar mbi atë që keni ndërtuar vitin e kaluar, por edhe atë që dëshironi të arrini vitin e ardhshëm. Kini vëmëndjen për një ngjarje të madhe.
Peshqit
Ky eklips dhe hënë e plotë do t'ju japë mundësinë për t'u afruar më shumë me marrëdhëniet tuaja. Ju ose do të përparoni së bashku ose do të përfundoni diçka që nuk ju tërheq më. Në çdo rast, ndryshimi do ndodhë. Nëse mendoni se diçka ia vlen ta provoni dhe jeni në të njëjtën gjatësi vale si partneri juaj, bëjeni. Nëse jo, atëherë lëreni të shkojë./ZËRI